Sot është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë e Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.
Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem.
“Ishte një privilegj sot për ta përuruar zyrtarisht Ambasadën e parë ndonjëherë të Republikës së Kosovës në Izrael, në zemër të kryeqytetit tonë, Jerusalemit. Urime për Ines Demirin, Shefen e parë të Misionit”, ka shkruar Haskel.
Was a privilege today to officially inaugurate the first ever Embassy of The Republic of #Kosovo in Israel, in the very heart of our capital #Jerusalem. Congrats to @InesDemiri1 the first Head of Mission pic.twitter.com/IZJRJaOek3
— Gil Haskel 🇮🇱 (@GilHaskel) March 15, 2021
Demiri dje është shprehur krenare për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ajo ka shkruar në Facebook se është nder i madh për të që t’i shërbejë Kosovës në atë ambasadë.
“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem! Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”, ka shkruar ajo.
Congrats to The Republic of #Kosovo for opening its Embassy in Jerusalem today!! 🇮🇱 🇽🇰 pic.twitter.com/CEZzzd7YVJ
— Gil Haskel 🇮🇱 (@GilHaskel) March 15, 2021
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar dje se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi.