Ylli kosovar, Arbër Zeneli ka marr ftesën për ndeshjet e muajit mars.
“10-shi” i Kosovës përmes një postimi në Instastory ka konfirmuar që do të jetë pjesë e ndeshjeve të muajit mars.
“Edhe 1 jave shihemi kismet”, kështu ka shkruar Zeneli në postimin e tij.
Kosovari që luan për skuadrën e Reims të Francës, këtë sezon është paraqitur 21 herë në “Ligue 1” dhe ka arritur të shënoj 3 gola.
Ai po e rimerr formën e tij pas lëndimit që pati në 2019 që e la jashtë për një kohë të gjatë.