Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka thënë se Turqia me Izraelin i kanë raportet e ftohura në vitet e fundit pavarësisht se sipas tij në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë.
Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi thotë se vendosja e ambasadës në Jerusalem nuk do të rrënojë raportet me Turqinë.
“Do të ketë një lloj ftohje të raporteve me Turqinë. Diplomacia ka për detyrë që të përpiqet të shpjegojë tërë atë që ka ndodhur me Izraelin”, ka deklaruar Spahiu.