3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kryeparlamentari turk: Rusia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe miku dhe partneri ynë i bashkëpunimit

Rekomandime

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, është shprehur se Rusia nuk është vetëm një fqinj i Turqisë, por edhe një partner i bashkëpunimit.

- Advertisement -

“Rusia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe miku dhe partneri ynë i bashkëpunimit në rrugën drejt së ardhmes. Ajo që kemi arritur në 18 vitet e fundit është dëshmi e kësaj”, tha Şentop në panelin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Vëllazërisë, i njohur edhe si Traktati i Moskës.

Turqia dhe Rusia duhet të jenë partnerë me “arsye të shëndoshë” në marrëdhëniet e tyre, shtoi Şentop.

“Mënyra më e mirë për të arritur këtë është të kesh pritje të arsyeshme dhe të veprosh me një qasje të sinqertë për të trajtuar çështjet”, theksoi ai.

- Advertisement -

Kreu i parlamentit turk gjithashtu tha se “nuk është e mundur që asnjë vend të marrë rrugën drejt të ardhmes prosperuese i vetëm”, duke shtuar se “Turqia dhe Rusia janë në rrugën e duhur në këtë aspekt”.

Turqia dhe Rusia më 16 mars 2021 nënshkruan Traktatin e Moskës për të filluar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve​​​​​​​./aa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit