-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Deputeti i VV-së: Hapja e Ambasadës në Jerusalem kundër vullnetit të popullit të Kosovës

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka reaguar shumë ashpër pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael.  Ai e ka konsideruar si hap të dëmshëm në rrafshin diplomatik duke thënë se ky veprim nuk pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. 

- Advertisement -

Duket që z.Rrahmani nuk po arrin të kuptojë se partia e tij ka dalë e para në zgjedhje dhe ka mundësi të revokojë vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka fajësuar qeveritë e kaluara për një gjë të tillë, ani pse është çështje ditësh kur partia e tij do të marrë pushtetin dhe do të ketë në duar edhe fatin e asaj ambasade ashtu si fatin e Kosovës.

“Njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të tjerëve, nuk blihet duke bërë padrejtësi ndaj popujve. Çdo kush, çdo herë, kudo e kurdo do të korrë atë që ka mbjell.” – ka thënë Rrahmani, që do të jetë deputet i VV-së edhe në Legjislaturën e VIII.

- Advertisement -

Reagimi i tij i plotë:

Këto qeveri e qeverisje për 22 vite u kanë bërë dëme qytetarëve e vendit tonë, kanë hapur shumë “ambasada serbe” në Kosovë.

- Advertisement -

-ZAJEDNICA, e cila është provuar të formohet nga pushtetarët servilë e të korruptuar.

-DEMARKACIONI, është një tjetër ambasadë në territorin e Republikës së Kosovës.

-Formimi i komunave me shumicë serbe, është hapja e shumë ambasadave në Republikën e Kosovës.

-Vendet e rezervuara janë një tjetër ambasadë serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

-Qeveritë ilegale, qeveritë që punuan kundër interesave të popullit të tyre për 20 vite, nuk mund të mos jenë të dëmshme edhe në arenën ndërkombëtare. Qeveri e qeverisje të tilla janë shkelëse të atyre që janë të dobët, e servil ndaj të fortit.

Kjo tregon që këto qeverisje e ky pushtet kur i jepet mundësia edhe mund të bëjnë  të padrejta, mund të bëhen mohuese të vërtetës.  Një popull që për një shekull luftoi për liri, për drejtësi e pavarësi nuk mund të dalë kundër të drejtës, lirisë dhe demokracisë. Qëndrimet e këtyre pushteteve nuk duhen të jenë qëndrime të popullit i cili më së miri di të tregojë për liri, barazi e drejtësi.

Njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të tjerëve, nuk blihet duke bërë padrejtësi ndaj popujve. Çdo kush, çdo herë, kudo e kurdo do të korrë atë që ka mbjell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit