Hedhja me parashutë është një adrenalinë e vërtetë, por në të njëjtën kohë është edhe një eksperiencë që kërkon zemër të fortë.
Një ushtar rus do ta mbajë mend gjatë episodin e të martës.
Parashutisti sapo kishte dalë nga një helikopter Mil Mi-8 Hip në 6,500 metra lartësi mbi një fushë ushtarake në fshatin Kashtak pranë qytetit të Chita.
Sapo u hodh parashuta e ushtarit rus ngeci në bishtin e helikopterit duke bërë që ai të qëndronte i varur në ajër.
Fatmirësisht helikopteri arriti ta zbriste në tokë shëndoshë e mirë.