13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

U përmend për Ministër të Arsimit, Pupovci tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë së re

Rekomandime

Mbajtja e orëve mësimore në distancë do të ndikojë në përkeqësimin e cilësisë së arsimit, tha eksperti i çështjeve të arsimi, Dukagjin Pupovci. Ndërsa, sa i përket spekulimeve se ai do të jetë udhëheqës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë “Kurti 2”, Pupovci tha se nuk ka pasur ofertë për këtë pozitë.

- Advertisement -

Në Kosovë po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme. Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Pupovci tha se do të ketë humbje të mëdha për shkak të mungesë së kushteve.

“Sa herë që kalohet prej mësimit me praninë e mësimit online, duhet ta kemi parasysh që do të ketë humbje për shkak të kushteve në të cilat organizohet mësimi online në Kosovë, nëse situata epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, atëherë askush nuk mund të thotë asgjë, dhe sa kam kuptuar unë tani shkollat do të mbyllen për një javë dhe pastaj do të shihet mundësia e kompensimit, por mund të ndodh që gjatë periudhës në vijim për shkaqe të shpërthimit të epidemisë edhe të organizohet mësimi online dhe mendoj që situata të tillë do të ndikojnë në cilësinë e arsimimit në përgjithësi”, tha Pupovci.

Lidhur me mbajtjen e testit “PISA”, ai tha se nuk pret përmirësim të rezultatit, duke i pasur parasysh rrethanat se si është zhvilluar planprogrami mësimor vitin e kaluar dhe këtë vit.

- Advertisement -

“Po unë mendoj që Kosova do të marrë pjesë si në testin pilot për PISA ashtu edhe në 2022, por është në pyetje se çfarë rezultate do të tregojnë nxënësit tonë. Besoj se kjo periudha e pandemisë i ka dëmtuar rëndë dhe ka pasur humbje të konsiderueshme mësimore, nga ana tjetër deri tani nuk janë ndërmarr masa serioze për përmirësimin e cilësisë së arsimit, qoftë në vitin e fundit për shkak të pandemisë ose më herët për shkak se qeveritë nuk kanë pasur prioritete të tilla, prandaj edhe nuk pres që do të ketë ndonjë përmirësim të rezultatit, përkundrazi mund të ketë përkeqësim për shkak të këtyre rrethanave që janë krijuar nga pandemia”, theksoi tutje ai.

Sa i përket programit qeverisës të partisë fituese mbi arsimin, ai tha që fokusimi i kësaj partie, ka qenë më shumë në nivelin parashkollor, por që një ndër prioritetet sipas tij që qeveria e ardhshme duhet ta ketë është cilësia në arsim.

- Advertisement -

“Ne kemi pa programin zgjedhor, i cili fokusohet më shumë në nivelin parashkollor sa kam mundur të shoh dhe besoj që tani qeveria pas konstituimit do ta bëjë një program qeverisës katër vjeçar ku me të vërtetë do t’i prek ato problemet kyçe të arsimit dhe një ndër problemet kyçe është cilësia dhe mendoj që gjatë periudhës së ardhshme të qeverisjes, cilësia duhet të jetë prioritet i qeverisë”, deklaroi ai.

Si mundësi që janë hedhur që Pupovci mund të jetë ndër emrat që është propozuar të mundshëm për ministër të arsimit, ai tha që nuk ka pasur një ofertë të tillë dhe nuk mund të bëjë spekulime apo sugjerime që mund të ketë një ofertë.

“Unë nuk kam ndonjë ofertë të kësaj natyre, nuk ka pasur biseda edhe unë kam dëgjuar raste të tilla por mendoj që kjo do të zgjidhet brenda strukturave të partisë ku unë nuk bëj pjesë, por nuk kisha pasur dëshirë të bëj spekulime dhe të sugjeroj se do të ketë ofertë të tillë, sepse një ofertë të tillë nuk ka pasur, me siguri që ajo është zgjidhur me kuadro brenda partisë”, përfundoi Pupovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit