Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare, tregojnë parashikimet e fundit. Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD. Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër.
Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind. Zgjedhjet janë parë edhe si referendum mbi masat e Qeverisë holandeze ndaj pandemisë COVID-19.
Për të frenuar normën e lartë të infeksionit, Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës.
Si rezultat, fushata zgjedhore është zhvilluar kryesisht përmes debateve televizive.
“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi”, u tha Rutte gazetarëve.
Ai pranoi se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vjetët e fundit”, por tha se çështja kryesore në tryezë tani është rindërtimi i vendit pas pandemisë COVID-19.
Ky kryeministër është më kategoriku në Evropë kundër liberalizimit të vizave të Kosovës dhe po bllokon çdokënd në Ballkan për të ecur drejt BE’së.