Çfarë harte të Kosovës ka publikuar Vuçiqi në Instagram: Serbia s’do ta lejojë më

0
665

Aleksandër Vuçiq ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram hartën e Kosovës me flamurin serb.

Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon por nuk harron dhe nuk do të lejojë që një 17 mars të përsëritet sërish”, ka shkruar veç tjerash Vuçiq në Instagram.