2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kryeakademiku serb që tha se “Kosova s’është e jona” tregon qëndrimin e tij për marrëveshjen finale

Rekomandime

Duke folur për Kosovën, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq, deklaroi se në asnjë paraqitje publike, intervistë apo tekst nuk ka përmendur nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje ose dhënien e lehtë të diçkaje, dhe se as vetë nuk do të nënshkruante dhe jepte asgjë, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Por unë mendova dhe shkrova se në përmbysje të tilla shtetërore dhe kombëtare, qasja më racionale është ndarja e përgjegjësive (bisedime, bisedime, bisedime në nivele të ndryshme të shtetit dhe shoqërisë, jo çfarëdo mosmarrëveshjesh) në përcaktimin e vijave të kuqe të shtetit dhe interesave kombëtare, atëherë gjithashtu në vendim duhet të shkruhet nëse diçka do të pranohet përmes ndonjë kompromisi apo asgjë nuk do të pranohet”, theksoi Kostiq në një artikut të të përjavshmes Vreme.

Siç theksoi ai, marrëveshja duhet të arrihet “vetëm në mënyrë që ndonjë prej këtyre vendimeve të jetë i yni dhe të mendohet mirë”, duke deklaruar se kjo “nuk është punë për një individ ose një grup individësh”.

“Këmbëngulja dhe synimet e dyshimta të atyre që na thërrasin për marrëveshje të shpejtë mbi problemet shekullore janë të thjeshta dhe të rrezikshme – dua të them se si një qytetar i zakonshëm na duket se për bisedat tona të ndërsjella dhe, dua të besoj, marrëveshjet, ne gjithmonë kemi më shumë kohë sesa vullnet të mirë. Unë jam i sigurt, megjithatë, se pavarësisht se kush është dhe kush do të jetë presidenti i Akademisë, ka vullnet të mirë dhe kohë për këtë lloj problemi”, tha Kostiq.

- Advertisement -

Ai deklaroi se sulmet ndaj tij e çuan atë “automatikisht në atë skajin ekstrem të spektrit në të cilin ka nga ata që pa menduar do të pranonin, firmosnin dhe jepnin gjithçka, ndryshe nga ekstremi tjetër, në të cilin ka nga ata që nuk do të bënin asgjë prej saj”.

Deklarata e kreut të Akademisë së Serbisë se “Kosova nuk është e jona” ka nxitur reagime të shumta në Beograd. Megjithatë pavarësisht sulmeve drejt Kosiq, Bordi Ekzekutiv i kanë dhënë mbështetje kreut të Akademisë që të vazhdojë punën tutje.

- Advertisement -

Ky reagim erdhi pas deklaratave të mëparshme të kryeakademikut serb, Vladimir Kostiq i cili kishte thënë s “dikush duhet t’u thotë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më de facto ose de jure në duart tona” dhe se në këtë moment, “e vetmja mençuri politike është se si ta lësh Kosovën me dinjitet”.

Një grup prej 93 të quajtur intelektualë serbë i kishin dërguar një letër të hapur Akademisë serbe të Shkencave dhe Arteve duke kërkuar që kryetari i saj, Vladimir Kostiq të jepte dorëheqje lidhur me deklaratat e tij se “Kosova s’ka qenë dhe s’do të jetë e jona”.

Por në rrjedhën e kritikave e sulmeve të ashpra në drejtim të Kostiqit, atij i kishte dalë në krah politikani serb, Nebojsha Zelenoviq.

“Unë mbështes propozimin e kryetarit të Akademisë, Vladimir Kostiq, për fillimin e një debati serioz dhe efektiv për Kosovën. Kërkesa që Kostiq të largohet nga kreu i Akademisë është, në thelb, një ftesë për të shpëtuar nga realiteti dhe për t’iu dorëzuar fatit, të cilën nuk do ta ndikojmë” kishte shkruar Zelenoviq në Twitter.

Së fundmi, edhe historiani i njohur serb, Milan Protiq i doli në mbrojtje kryeakademikut serb, duke thënë se Kosova është e pavarur, pavarësisht nga fakti se nuk ka njohje të tërësishme ndërkombëtare e as vend në disa prej organizatave ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit