2.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Abdixhiku nuk ka alternativë”, Publicisti tregon arsyen pse LDK-ja do ta votojë Osmanin presidente përkundër inatit

Rekomandime

Zeqiraj: Nëse nuk e voton Osmanin, zgjedhjet e reja do të jenë shkatërrimi fundak i LDK-së

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta votojë Vjosa Osmanin si presidente e Kosovës.

- Advertisement -

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Zeqiraj ka kujtuar se si LDK-ja, për shkak të ish-lidershipit klanor, kishte përjashtuar nga strukturat e partisë Osmanin, e cila më 2019, kishte premtuar çkapjen e shtetit.

LDK-ja, për fajësinë e madhe, të ish lidershipit klanor të saj, që përjashtonte çfarëdo konkurrence, në zgjedhjen e kryetarit apo të kryesisë, provokoi, deri në përjashtim nga strukturat e partisë të Dr. Vjosë Osmanit.

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019, në cilësinë e kandidates për kryeministre, nga LDK-ja, kishte premtuar çkapjen e shtetit, nga partitë-banda të PAN-it, Vjosa nuk donte ta linte premtimin peng dhe kërkonte mundësi veprimi”, është shprehur analisti.

- Advertisement -
Idriz Zeqiraj

Ai ka thënë se Osmani bashkë me Donika Gërvallën krijuan Listën Vjosa, duke tejkaluar çdo parashikim me suksesin e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zeqiraj e ka vlerësuar lart Gërvallën, duke thënë se ajo ndonëse larg Kosovës, ka kontribuar për vendin e saj.

“Vjosë Osmani, së bashku me Donikë Gërvallën dhe ekipin e saj, lehtësisht dhe pa sforcim, krijuan – Listën Vjosa -, duke konkuruar, si grup, brenda LVV. Ato me suksesin e tyre, tejkaluan çdo parashikim. 300 mijë votat e Vjosës dhe të 72 mijë votat e Donikës, ndonëse ishte larg Kosovës, por, Kosova kurrë nuk e ka harruar kontributin enorm, të bijës të saj, ishte fitore plebishitare. Në marrëveshje të koalicionit VV-Lista Vjosa, ajo është nominua për Presidente e Republikës të Kosovës”, ka thënë më tej analisti.

- Advertisement -

Sipas tij, LDK-ja me kryetarin e ri Lumir Abdixhikun, nuk ka tjetër alternativë pos ta votojë Osmanin si presidente, ose të shkojë në zgjedhje të reja. Zeqiraj ka vlerësuar se zgjedhjet e reja, do të ishin shkatërrimi fundak i LDK-së. Ai ka kujtuar votat e LDK-së për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe Kadri Veselit kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“LDK, me kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, tashmë, nuk ka alternativë: Ose ta votojë Vjosë Osmanin presidente, ose të shkojë në zgjedhje të sërishme. Shkuarja në zgjedhje, me damkën e mosvotimit të Presidentes, nga deputetët e LDK-së, ndëshkimi i saj nga anëtarësia dhe elektorati i mbetur, përgjysmuar i saj, do të ishte shkatërrim fundak i LDK-së. Kjo është e lexueshme qysh tani. Aq më parë, kur kjo LDK-e ka votuar Hashim Thaçin president dhe Kadri Veselin kryetar të Kuvendit, duke qenë nën akuzë, për vrasjen e qindra shqiptarëve të pafajshëm!”, ka thënë për gazetën ai.

Publicisti Zeqiraj ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë goditur klanin e Isa Mustafës, të cilët edhe ai imponuan dorëheqjen nga pozita e kryetarit. Por, sipas tij, udhëheqja e re e LDK-së, ka tjetër diapazon politik e shtetëror, që e obligon ta votojë Osmanin për presidente.

“Megjithatë, humbja drastike, që pësoi LDK-ja, imponoi dorëheqjen e kryetarit Mustafa si dhe humbjen e forcës vendimmarrëse të klanit, bllokues e ngulfatës, Mustafa. Zgjedhjet, qofshin edhe këto nga lart të LDK-së, tronditën klanin në fjalë. Kryetari dhe kryesia e re, kanë tjetër diapazan politik e shtetëror. Ndjenja e përgjegjësisë shtetërore dhe të interesave personale, obligon votimin e presidentes Dr. Vjosë Osmani”, është shprehur Idriz Zeqiraj.

Sipas tij, LDK-ja përkundër kundërshtimeve “inatçore”, do ta votojë Osmanin për presidente të Kosovës.

“Rrjedhimisht, LDK-ja do ta votojë presidenten Vjosë Osmani, përkundër kundërshtive, foshnjore e inatçore, të ish-kryetarit të LDK-së. Edhe një herë u dëshmua se “inati në politikë, është humbës!” Atëherë, pse ta provonin klanorët?1”, ka shtuar Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit