4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Eurodeputeti suedez ia bën tri pyetje Borrellit për Kosovën

Rekomandime

Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk duhet ta kërc.ënojë Republikën e Kosovës pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ta hapur Ambasadën në Jerusalem si rezultat i marrëveshjes për njohje reciproke me Izraelin.

“BE-ja nuk duhet të kërcënojë Kosovën pasi ata vendosen të zhvendosen në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem”, ka shkruar Weimers.

- Advertisement -

Ai gjithashtu i ka adresuar zyrtarisht pyetje edhe kreut te diplomacisë së BE’së, spanjollit Josep Borrell, duke e pyetur se pse Brukseli është ankuar për vendimin e Kosovës që të vendosë Ambasadën në Jerusalem.

“Pyetje për ministrin e Jashtëm të BE’së Josep Borrell : Pse BE u ankua dhe nxiti Kosovën të rishikojë vendimin për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem”, ka shkruar tutje ai, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Në vend se ta mirëpres plotësisht një marrëveshje historike, BE i bën thirrje Kosovës që të rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem, duke thënë se është vendim “për të ardhur keq” sepse devijon nga pozicioni i BE-së. Lidhur me këtë qëndrim unë kam disa pyetje:

1.Pse zv.presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë konsideron që vendimi i sovran Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem është në kundërshtim me pozicionin e BE’së, duke pasur parasysh që politika e jashtme dhe e sigurisë mbetet një kompetencë kombëtare?

- Advertisement -

2. A po shqyrton BE’ja ndonjë sanksion kundër Kosovës pas këtij vendimi, nëse po, çfarë sanksionesh?

3. Si mund të besojë BE’ja që, duke dekurajuar vendet nga hapja e Ambasadave në Jerusalem, Bashkimi Evropian kontribuon në promovimin e paqe në kontekstin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?”, ka pyetur eurodeputeti suedez.

Pyetjet e eurodeputetit suedez dërguar Josep Borell-it
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit