11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kurti e Osmani iu kërkuan partive politike të rrinë në Kuvend kur të zgjidhet kryeparlamentari, kryeministri e presidenti

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar komunikatë gjithëpërfshirëse për media për takimet e Kurtit dhe Osmanit me subjektet e tjera politike në vend.

- Advertisement -

Në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se takimet kanë qenë konstruktive dhe përgjatë tyre Kurti e Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja.

“Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, sot kanë përfunduar ciklin e takimeve me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Kosovës. Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa. Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Gjithashtu, në këtë komuikatë thuhet se partive politike iu është ofruar bashkëpunim për çështje të interesit nacional dhe gjithashtu prezenca në seancat e zgjedhjes së institucioneve kryesore të shtetit, parlamentit, kryeministrit dhe presidentit.

- Advertisement -

“Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional. Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti. Në përmbyllje të takimeve, z.Kurti dhe znj.Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.”, thuhet në komunikatën e VV-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit