Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt i cili tha se Lumir Abdixhiku shkoi me “turr e vrap” për tu takuar me Vjosa Osmanin.
Quni thotë se Lumiri ishte i fundit që shkoi në takim, dhe se ishte në konsultim me strukturat e LDK-së.
Ai shton se LDK-së po i rikthehet dinjtiteti.
Postimi i tij i plotë:
Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.
Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!
LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.
“Dream Team” në krye me Lumirin