7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arabët ndihmojnë grekët ta blindojnë Egjeun, Turqia nuk ua fal

Rekomandime

Greqia vazhdon të forcojë bashkëpunimin ushtarak me vendet e arabe, duke shkaktuar acarim dhe pakënaqësi të fortë në Ankara.

- Advertisement -

Marrëdhëniet e Greqisë me “botën arabe” kanë marrë një dimension të ri në një zonë kritike gjeostrategjike, me qëllimin e përbashkët të krijimit të një boshti sigurie dhe stabiliteti përballë veprimeve të Erdogan.

Mediat greke raportojnë se me vendet arabe, por edhe me Izraelin e fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, Greqia është bashkuar nga dëshira e përbashkët për stabilitet dhe siguri, për respektimin e ligjit ndërkombëtar, për paqen dhe prosperitetin në rajonin e Mesdheut Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, pas trajnimit të përbashkët të Marinës dhe Forcave Ajrore me Emiratet e Bashkuara Arabe, të dy verën e kaluar në Kretë dhe muajin e kaluar në Gjirin Persik, ishte radha e Arabisë Saudite për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me pilotët grekë.

- Advertisement -

Avioni Iuftarak F-15 i Forcës Ajrore të Mbretërisë Saudite, mbërriti në aeroportin e Souda në 13 mars, në mënyrë që të marrë pjesë në trajnimin e përbashkët të koduar “Falcon Eye – Falcon Eye”.

Fusha e veprimit e grekëve dhe sauditëve është në Jonin Jugor, Myrtos, të gjithë gjatësisë dhe gjerësisë së Egjeut dhe natyrisht zonës së Mesdheut lindor, nga Kreta në Kastellorizo.

- Advertisement -

Rëndësia e stërvitjes dhe pesha që Greqia i jep asaj, është fakti që marrin pjesë pothuajse të gjitha “Krahët e Betejës”, me F-16 dhe Mirage 2000-5 duke dërguar së bashku me RSAF F-15s një mesazh kumbues për Turqinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit