7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti u zgjodh kryeministër, LDK paralajmëron dërgimin e tij në Kushtetuese

Rekomandime

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka kontestuar zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeminstër, pasi sipas tij, Albin Kurti është i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar.

- Advertisement -

Sipas tij, nuk mund të votojnë një qeveri kur ka dyshime për kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga u.d. së Presidentit, pasi një qeveri është rrëzuar pikërisht sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale.

“Kemi dyshime të shumta lidhur me përmbajtjen e kërkesës dhe me legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga u.d. së Presidentit sepse një person i cili është dekretuar të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë që kemi një qeveri dhe një Kuvend që ka ra pse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra, personi i cili është dekretuar është person me precendent penal, i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar”, tha ai.

Ai foli edhe për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke thënë se është raportuar në mënyrë të padrejtë se LDK nuk ka votuar kryetarin, por ka votuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

- Advertisement -

“Është e pavërtetë, LDK nuk e ka votuar. Jo pse atyre nuk u takon, por mënyra sesi është prezantuar nga përfaqësuesi i Listës Serbe kandidati për nënkryetar të Kuvendit për ne e ka bërë të papërkrahshme. Pra, LDK nuk e ka përkrahur kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe për mënyrën sesi ai i është prezantuar Kuvendit të Republikës të Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit