Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, ka thënë se do të kërkojë sa më shpejt mbajtjen e seancën tjetër në të cilën do të zgjidhet Presidentii i ri i Kosovës.
Ai ka thënë se do të pritet që KQZ të kryejë sa më shpejt zëvendësimin e deputetëve që janë bërë ministra.
Kur është pyetur nëse ka alternativë tjetër përvec Vjosa Osmanit për presidente ai është përgjigjur kështu:
“Ju e dini shumë mirë që i vetmi personalitet publik dhe politik që në historinë shtetërore dhe politike ka treguar integritet njerëzor, profesional dhe e ka mirëmbajtur atë institucional. E në fund fitoi mbi 300 mijë vota. Ajo është Vjosa Osmani. Nuk besoj se duhet të kërkohet alternativa. Është mirë që në seancën e ardhshme të bëhemi të gjithë bashkë. Shpresoj që KQZ t’i zëvendësojë sa më shpejt deputetët që u bënë ministra dhe të thërrasim seancën. Nuk kemi llogari të shkojmë në një tjetër krizë”, ka thënë ai.