2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mediet e huaja shkruajnë për zgjedhjen e Kurtit kryeministër

Rekomandime

Pas votimit të Qeverisë Kurti 2 në Kuvendin e Kosovës, disa medie të njohura ndërkombëtare kanë raportuar për këtë lajm, përfshirë agjencinë Reuters, Radion Evropa e Lirë, agjencinë Anadolu dhe faqen amerikane të lajmeve, US News.

“Kurti, 46 vjeç, majtist dhe nacionalist shqiptar, koalicioni i të cilit siguroi 67 vota në kuvendin me 120 ulëse, tha se prioritetet e tij kryesore do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i vendeve të punës në vendin me popullsinë më të re në Evropë dhe me papunësi prej rreth 30 për qind”, raportoi agjencia Reuters.

- Advertisement -

Kjo agjenci gjithashtu shkroi se Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Serbinë, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Para votimit, Kurti tha se dëshiron t’i zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura me Serbinë, por shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi mbetet parakusht kryesor.

Radio Evropa e Lirë raportoi se Lëvizja Vetëvendosje pati nevojë për përkrahjen e partive të pakicës joserbe për formimin e qeverisë së re, duke shtuar se qeveria e re do të duhet të përballet me telashet ekonomike dhe raportet e tensionuara me Serbinë.

“Kuvendi i shtetit e zgjodhi udhëheqësin opozitar të krahut të majtë si lider të qeverisë së shtatë të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

- Advertisement -

Faqja amerikane e lajmeve, US News, shkroi se autoritetet në Prishtinë po përpiqen ta mbajnë nën kontroll pandeminë dhe se Kurti tha që qeveria e tij dëshiron ta ketë të vaksinuar 60 për qind të popullsisë 1.8-milionëshe deri në fund të këtij viti.

Albin Kurti u votua si kryeministër i ri me 67 vota. Ai pritet që të mërkurën ta pranojë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi Avdullah Hoti, i cili qëndroi në këtë post për më pak se një vit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit