9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kurti urdhër ministrave: Në tavolinën time urgjent m’i sillni këto dy plane

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ka kërkuar planet për pandeminë dhe atë për ekonominë.

- Advertisement -

Poashtu Kurti ka paralajmëruar edhe ndërmarrjet publike, duke thënë se do të vlerësohet performanca e tyre.

“Sfidat janë të mëdha, përtej veprimeve urgjente në menaxhimin e pandemisë, do të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por edhe të ndalim recesionin ekonomik. Duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimin.

Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të performancës, aty ku gjejmë shkelje dhe performancë të dobët, duhet të kthejmë shpejt në kthimin e ligjshmërisë por edhe vendosjen e menaxhmentit që ka aftësinë që ta kthejë ndërmarrjen publike në mbështetëse të ekonomisë. Pres që në tavolinën time të vijnë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë poashtu edhe planin për ringjalljen ekonomike”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit