2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jo Vjosa Osmanin, Hajdar Beqa: Do t’i votoja këta dy kandidatë për president

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se do ta votonte për president Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen nëse të njëjtit do të ishin kandidatë.

- Advertisement -

“Unë do të kisha votuar një person të një niveli tjetër. Për shembull Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen. Kurrë më shumë nuk i nevojitet Kosovës një person unifikues sesa tani”, ka thënë Beqa.

Më tutje ai tha se qëndrimi i PDK-së është që të mos e votojnë Vjosa Osmani për presidente.

Kjo pasi që sipas tij Osmani është figurë përçarëse dhe jo unifikuese.

- Advertisement -

“PDK-ja ka pasur konsultim në organet e veta dhe ka një qëndrim që nuk do ta përkrahë zonjën Osmani. Duke pasur parasysh figurën e saj nuk e përfaqëson unitetin e partive politikë. Është më shumë një figurë përçarëse sesa unifikuese. Kjo duke marrë parasysh edhe kohën kur ishte u.d e Presidentit”, ka thënë Beqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit