-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Albini i ka dhënë shah me zbulim Vuçiçit

Rekomandime

Aleksandër Vuçiç ka turfulluar me arsye sot, ku në një deklaratë për mediat perëndimore në Beograd i ka bërë presion Bashkimit Europian që të “zbusin” kryeministrin e ri të Kosovës.

Albin Kurti, me një lëvizje i ka dhënë shah presidentit serb dhe ky i fundit realisht nuk ka shumë hapësirë për të lëvizur pasi është i kërcënuar në çdo aspekt.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë së re të Kosovës shpalli hapur se nuk do të ketë dialog për Asocacionin e Komunave Serbe, pasi sipas Kurtit, Kushtetuta e Kosovës e ndalon një organizim të tillë njëetnik.

“Mund të ketë asocacion të komunave të Bjeshkëve të Rugovës apo Maleve të Sharrit, por jo asocacion të komunave serbe, na e ndalon kushtetuta”, tha Kurti në një takim të organizuar nga Fondacioni Soros në Prishtinë.

Vuçiç është tërsëllyer sot, e me malinjitetin e tij të zakonshëm ka thënë se do e presin edhe pak Albinin dhe më pas do të thotë “falemindërit” e gjërat do të kthehen si më parë.
Kurti, ka lëvizur me shkathtësi e operacion “blitz” sapo ka formuar qeverinë. Ka emëruar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiqin si Ministër për Kthim dhe Komunitetet Pakicë, por duke mos e emëruar zv.kryeministër, siç ka qenë në traditën e qeverive të mëparshme.

- Advertisement -

Realisht kjo lëvizje e Albinit ka qenë e detyrueshme nga Kushtetuta e Kosovës, e cila përcakton qartë se një përfaqësues i minoritetit më të madh emërohet në qeverinë e vendit. E në Kuvendin e sotëm të Kosovës, e vetmja parti e serbëve që ka hyrë është Lista Serbe e Goran Rakiqit, një parti kjo e kontrolluar plotësisht nga Beogradi. Lista Serbe madje ka arritur të shtrijë influencën edhe tek një pjesë e deputetëve të partive që përfaqësojnë minoritetet e tjera. E në këtë rast, një refuzim i Kurtit për të marrë në qeveri një përfaqësues së Listës Serbe, jo vetëm do të ishte një gjest politik i padobishëm, por mund të kishte kosto shtesë, ngaqë sipas gjitha gjasave do të rrëzohej qeveria nga Gjykata Kushtetuese.

Kurti ka kryer kështu një detyrim kushtetues dhe një gjest politik, që parandalon një alibi të Beogradit, siç ndodhi me Taksën për të marrë rolin e viktimës.

- Advertisement -

Sot, Albin Kurti i ka dalë në meidan Vuçiçit dhe me dy lëvizje të forta, pret që presidenti i Serbisë të bëjë manovrën e tij.

Që realisht është mjaft e kufizuar, ngaqë Vuçiç është tashmë në mbrojtje, nismën e ka marrë Prishtina, e cila pret “lëvizjen e mbretit”, ngaqë “ushtarët”(asocacioni) dhe oficerët(shkëmbimi i territoreve) janë eleminuar nga fusha.

Beogradi ka vetëm një lëvizje në dorë: të njohë Kosovën, çdo tjetër është ezauruar dhe ka arritur fitoret provizore siç janë dërgimi i ish-krerëve të Kosovës dhe të UÇK-së në Hagë.
Duke përfituar nga “dehja serbe prej fitores”, “ushtarët” Albin dhe Vjosa kanë hyrë në prapavijën kundërshtare e sipas rregullores janë kthyer në mbretëreshë dhe torrë, duke rikuperuar menjëherë humbjet e pësuara më parë.

Dhe me dy tre lëvizje të shpejta, Vuçiç është në inferioritet numerik dhe cilësor, pasi në çdo lëvizje që mund të bëjë del shah me zbulim.
Kartat tashmë janë hapur dhe nuk ka shumë për të luajtur nën fushë: Albin Kurti e ka bërë të ditur se është gati për dialog, madje duke marrë përsipër angazhimin për seriozitet, por ka bërë të ditur se Kosova nuk ka ç’të japë e sakrifikojë më. Çfarë kishte i ka dhënë, qoftë me rastin e Paketës Ahtisari në 2007 si një çmim për pavarësi, qoftë me dërgimin e kryeluftëtarëve të UÇK-së në Hagë siç i ka kërkuar Serbia.

Kurti, e ka bërë të ditur se duhet një dialog me format të ri, ndryshe nga ai 12 vjeçar i lojës cic-mic, duhet një përballje finale mes vendeve për zgjidhjen që tashmë presin të gjithë: njohjen e ndërsjelltë të shteteve.

Të cilën e kërkoi fjalë për fjalë Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në letrën që i dërgoi Aleksandër Vuçiçit me rastin e festës Kombëtare të Serbisë.

E natyrisht që ky i fundit, mund të shohë majtas nga Rusia, por realisht nuk mund ta ndihmojë Putini. Ç’ishte për të ndodhur ka ndodhur; janë harxhuar të gjitha lëvizjet. Mbreti ka vetëm një kuadrat hapësirë për të ecur, vetëm një… /Pamfleti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit