7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“S’kam mujt m’i thanë oj nanë kështu më ka ndodh”, Vasfije Krasniqi thotë se ngjarjen ia rrëfeu vetëm vëllait të saj 18-vjeçar

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka rrëfyer edhe një herë ngjarjen që i ka ndodhur në kohën e Iuftës, kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Ajo në vitin 2018, kishte treguar publikisht se ishte dhu.nuar nga një poIic serb gjatë kohës së Iuftës.

- Advertisement -

Sot Krasniqi thotë se së pari ka biseduar më vëllain, i cili në atë kohë ishte vetëm 18-vjeçar, ndërsa nënës së saj, nuk kishte arritur t’i tregojë, ndonëse ajo e kishte kuptuar në momentin kur Krasniqi kishte shkuar në shtëpi,

“Së pari kam folur me vëllain e vogël. 18 vjeq ishte vëllai e unë isha 16 vjeq. Nanës nuk ka pasur necvojë t’i tregojë se më ka parë në çfarë gjendje jam kthyer në shtëpi. Por, unë s’kam mujt me thon, oj nanë kështu më ka ndodhë. Unë jam kthy në shtëpi e tme.rrshme”, tha Krasniqi në Rubikon.

Ajo thotë se janë detyruar të ikin në një mal, pasi që i kishin thënë se nëse tregon se çfarë kishte ndodhur, ata do të ktheheshin prapë.

- Advertisement -

“Ata thanë që nëse i tregon dikujt na vim prapë, pastaj kemi ikur shumë herët, kemi shku në një mal. Kam pasur frikë të rri. Edhe në mal sa kemi qëndru unë dojsha vec me ndërru jetë se nuk mujsha me paramendu me ra në dor të tyne prapë”, thotë ajo.

Kujtojmë se Krasniqi kishte numrin 4 në listën e VV-së, përderisa mori rreth 60 mijë vota, duke e bërë atë gruan e tretë më të votuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit