11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Deputetja në Maqedoninë e Veriut: Nënës sime nuk i japin nënshtetësinë vetëm se është shqiptare

Rekomandime

Deputetja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Safije Sadiki Shaini thotë me anë të një statusi në rrjetet sociale se nëna e saj 72-vjeçare nuk merr dot nënshtetësinë në vendin ku jeton vetëm për shkak të origjinës shqiptare.

- Advertisement -

Ajo shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale prej gjysmë shekulli e ëma i nënshtrohet provimit të gjuhës maqedonase me shpresën për të marrë shtetësinë.

“Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë. 50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend. Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.

Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje. “Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit