Suedia mposhti Kosovën me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Suedezët ishin mysafirë të Përfaqësueses tonë, e që shënuan dy golat e parë nga gabimet e lojtarëve tanë, derisa i treti erdhi nga penalltia.
Pas kësaj fitore të Kombëtares skandinave është deklaruar edhe përzgjedhësi i saj, Janne Andersson.
Ai ka thënë se ndaj Kosovës ekipi i tij luajti më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë, teksa pati disa fjalë edhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic.
“Ndryshe nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë, sonte ne luajtëm në mënyrë të kontrolluar dhe të qartë. Ndihem mirë kur e shoh kështu skuadrën”, ka thënë Andersson.
Suedia është lider i Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë.