Analisti politik, Valon Syla ka ironizuar me Albin Kurtin pasi ky e mori i pari vaksinën kundër koronavirusit.
Në një postim në Facebook, Syla në formë ironike ka thënë se tani pritet që të publikohet këngë me vargje: “Kush ja nisi vakcinës ma i pari… baca jonë Albin Bajraktari”.
“Ky po ta hajka zemren e bostonit, e tjerëve flegrat. Sikur do pleq ka 92 vjet, që tuten që vdesin e menojnë që hala rriten”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
Tash del kënga; Kush ja nisi vakcinës ma i pari… baca jonë Albin Bajraktari, kishe si Jashari…
Sakrificë po thuni. Lideri sëmut. Populli sëmut. Lideri shënosh, populli i gëzum. Mos harroni se e kam 1 vakcinë për gërrnaça une.
Ky po ta hajka zemren e bostonit, e tjerëve flegrat. Sikur do pleq ka 92 vjet, që tuten që vdesin e menojnë që hala rriten.