-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gazeta spanjolle AS: “Duhet ta mposhtim Kosovën në mënyrë civile apo krlminaIe”

Rekomandime

Gazeta e përditshme spanjolle “AS” i ka bërë thirrje ekipi kombëtar të Spanjës ta mposhtë Kosovën me cdo kusht, në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022 të mërkurën.

- Advertisement -

E përditshmja AS, e cila është njëra prej gazetave më të mëdha spanjolle, e ka përdorur një shprehje të ish-trajnerit të Atletico Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, Luis Aragones, për ta frymëzuar furinë e kuqe para takimit të nesërmen me dardanët në Sevillë.

“Kosova duhet të mposhtet në mënyrë civile apo krlminaIe”, shkruhet në titullin e lajmit të “AS”.

- Advertisement -

E përditshmja spanjolle shkroi tutje: “Kosova duhet të mposhtet me çdo kusht. Kosovën duhet ta mposhtim në mënyrë civile apo krlminaIe, siç thoshte dikur Luis Aragones”.

Shorti për kualifikime për Botërorin Katar 2022 e hodhi Kosovën në një Grup me Spanjën, njërin prej kundërshtarëve më të mëdhenj të pavarësisë së shtetit të saj dhe kjo ngjalli shumë polemika para takimit të shumëpritur.

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Spanjës i ishte referuar Kosovës si territor fillimisht dhe mediat atje kishin tendencë për të mos e trajtuar Kosovën si shtet, pas pikërisht “AS” kishte refuzuar t’ia shkruante emrin shtetit më të ri evropian në tabelën e Grupit B në uebsajtin e vet.

Spanja s’e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

Sidoqoftë, Spanja u tërhoq në qëndrimin e saj dhe do t’i ofrojë Kosovës pritje si çdo kombëtareje tjetër të mërkurën në Sevillë.

Verdhekaltrit mbërritën në Sevillë të hënën pasdite dhe sot do ta kryejnë një seancë stërvitore në stadiumin “La Cartuja”.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër pas dy ndeshjeve. Greqia është e treta me një pikë pas një ndeshjeje.

Kosova është pa pikë pas humbjes në ndeshjen hapëse kundër Suedisë, ndërsa Gjeorgjia është e fundit pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit