7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Xhavit Ukaj: Njoh burra në LDK që nuk qëndrojnë në sallë, Vjosa Osmani nuk e meriton

Rekomandime

Pavarësisht zërave kundërshtues që kishte brenda LDK-së, sa i përket kuorumit për zgjedhjen e presidentit, kjo parti sot doli me një qëndrimi zyrtar. Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.

- Advertisement -

E ndaj këtij vendimi ka reaguar ish-deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj. Ai tha se nuk beson që do të qëndrojnë të gjithë deputet në sallë pavarësisht vendimit.

Në një prononcim për Periskopin ai tha se po të ishte deputet i kësaj legjislature, nuk do të qëndronte në sallë.

“Me ju thënë të drejtën edhe unë tash mora vesh që këta koleg deputet paskan vendosur, por unë nuk e besoj që të gjithë kanë me qëndru në sallë, por si do që të jetë, nëse kisha me qenë deputet në këtë kohë, dhe në këtë situatë, kurrë nuk kisha me njet në sallë.”, tha ish-deputeti Ukaj.

- Advertisement -

Sipas tij Osmani nuk e meriton që LDK-ja t’ia bëj kuorumin.

Ukaj thekson se në atë parti njeh “disa burra” që siç thotë ai nuk do të qëndrojnë në sallë.

- Advertisement -

“Sipas meje znj.Osmani nuk e meriton me ia bë kuorumin LDK’ja. Unë i njoh bash do burra aty, duke u nisur nga z.Agim Veliu, që besoj që z.Veliu është njeriu më i vendosur, edhe Driton Selmanaj edhe Avdullah Hoti, mirëpo sipas informatave që mora, grupi paska me dalë me një qëndrim por unë nuk e besoj që të gjithë kanë me qëndru në sallë”, tha Xhavit Uka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit