Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët në “Fadil Vokrri” pritën një nga skuadrat më të mira në botë Suedinë.
Në këtë ndeshje luajti edhe një nga futbollistët më të mirë në botë suedezi, Zlatan Ibrahimoviq.
Faqja “Oh My Goal” i ka kushtuar një postim Ibrahimoviqit ku i numëron 99 gjërat që duhet ditur për Ibrën, dhe e nis me prejardhjen e tij.
I lindur në Malmo të Suedisë, me baba mysliman nga Bosnja, faqja me 13 milionë ndjekës, thotë se nëna e sulmuesit të Kombëtares së Suedise është katolike kroate, me origjinë shqiptare.