10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kryeministri Kurti emëron zv.ministrin e radhës

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Sejnur Veshall, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan GazetaBlic.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Sejnur Veshall, përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë.Kam nderin të ju njoftoj se Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, sot më emëroi në detyrën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kultura për romët ka qenë një segment jetik, me anë të së cilës është reflektuar më së miri identiteti dhe historia e komunitetit tim.

Andaj, jam i lumtur që do ti shërbej qytetarëve të republikës në këtë sferë shumë të rëndësishme dhe do të punoj mbi zhvillimin e këtyre sektorëve gjat mandatit tim si zëvendësministër.

- Advertisement -

Emërimi im në këtë pozitë erdhi si vendim i deputetit të komunitetit rom z. Erxhan Galushi. I cili, për herë të parë në historinë e politikës Rome, involvon në pozitë të lartë vendimmarrëse, individë jo partiak me prapavijë nga shoqëria civile.

Këtë post, ia dedikoj frymëzimit tim, heroit tim më të çmuar, Nexhipit. Pasi që çdo sukses të timin e konsideroj se është meritë e tij.

- Advertisement -

I falenderoj shumë, kolegët nga OJQ “Durmish Aslano”, për mbështetjen e tyre shoqërore dhe profesionale.

Duke mos i anashakluar aktivistët e palodhur të komunitetit rom, të cilët ishin dhe do të mbeten udhërrëfyes e inspirim për mua; Kujtim Paqaku, Bajram Galushi, Osman Osmani, Daut Qylangji, Bashkim Ibishi dhe Avdi Misini.

Me përulsi, falenderim dhe respekte.
I juaji,
Sejnuri!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit