2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qytetarët organizohen të mbledhin para për t’ia blerë një iPhone 12 aktorit Çun Lajçi

Rekomandime

Aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajçi, ka rrëfyer se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi që siç thotë atij është i dashuruar në teknikë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçi ka thënë se i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12, shkruan Reporteri.net.

“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

Por aktori rrëfen tutje se kur u infektua me COVID-19, tërhoqi nga banka paratë për të cilat tha se nuk i dalin as për ilaçe.

- Advertisement -

“Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe! Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!”. Ka shkruar Lajçi në Facebook.

E qytetarët në postimin që ka bërë vetë Çun Lajçi janë shprehur të gatshëm që të kontribuojnë me mjete financiare dhe ta ndihmojnë aktorin që ta blejë një iPhone 12.

- Advertisement -

Disa nga ta janë shprehur të gatshëm të dhurojnë nga 20 euro, e ka pasur edhe të tjerë që kanë ofruar nga 50 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit