“Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si përgjigje ndaj kërkesës së shtetit të Turqisë.
“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, ka deklaruar Gërvalla dy ditë më parë.
E kjo deklaratë e ministres, ka bërë bujë në mediat botërore, përcjell gazeta “Bota sot”.
Sipas ish-gazetares Arbana Xharra mediat e huaja po raportojnë për refuzimin e Gërvallës që i bëri shtetit turk.
“Donika Gërvalla-Schëarz bravo 💪🏻 Mediat botërore raportojnë sesi ministrja Gervalla refuzoi kërkesën e Turqisë për të rishqyrtuar vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kapuçin e nderuar 🎩”, ka shkruar Xharra në Facebook.