1.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kusari-Lila konfirmon që Vetëvendosje nuk e ka tërhequr Ligjin nga Kuvendi

Rekomandime

Shefja në detyrë e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka konfimuar se Ligji për Zgjedhjet është në Kuvend dhe nuk është tërhequr.

- Advertisement -

Kusari tha se tani projektligji do të trajtohet në procedurë të rregull dhe mbetet në Kuvend.

“Ne kemi pasur kërkesën që me procedurë të përshpejtuar të trajtojmë projektligjin, me mos mundësinë tonë që të kemi 2/3 tona ai projektligj ka rënë në formatin e Kuvendit dhe mbetet aty. Trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton që do të fillojë në atë procedurë”, tha ajo.

Kryetarja e Alternativës tha poashtu se i ka kërkuar Arben Gashit të LDK-së që të konfirmojë nëse 15 deputeët e LDK-së do të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.

- Advertisement -

“Unë kam kërkuar që a mund ai (Arben Gashi) të konfirmojë, që LDK do të jetë në sallë për të votuar për kandidaten për presidente të Republikës së Kosovës, gjë që ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e kryesisë”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit