1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hoxhaj: Albin nuk di vaksina që e ke marrë a ta ka rritë temperaturën, a ke pas efekte anësore?

Rekomandime

Enver Hoxhaj, u.d i kryetarit të PDK-së, ka thënë se sot janë të pranishëm në këtë seancë për të thënë qëndrimin e tyre karshi zgjedhjes së presidentit të vendit.

- Advertisement -

“Zgjedhja e presidentit të vendit çdo herë është një ngjarje feste për popullin dhe shtetin tonë, meqë kjo ndodh njëherë në 5 vite, dhe ju deputetë si deputet e zgjedhni shefin e shtetit, komandatin suprem dhe unifikuesin e popullit”, tha ai.

“Duhet të arrihet një kompromis i gjerë me qëllim që të jetë sa më konsensual, që të arrihet një gjë e tillë unë kam takuar z.Kurtin dhe znj.Osmanin, por një gjë duhet ta dini që nuk ka pas kurrfarë interesimi as për konsensus politik as për konsensus shoqëror e as partiak. Pak a shumë ka pas një logjikë dhe politkë të nënshtrimit dhe jo kompromisit politik se si të zgjidhet presidenti në vend. Ne si parti politike i themi jo, dhe prania e Hamzës si nënkryetar e imja është më shumë për të thënë qëndrimin tonë”, deklaroi Hoxhaj.

“Albin nuk e di vaksina që e ke marrë a ta ka rritë temperaturën apo ka pas efekte anësore. Dje folshe për zgjedhje, sot me një status prapë për zgjedhje”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Unë sot i them Kurtit dhe i drejtohem përsëri me Albin, mund ta gjesh këdo me shantazhu por nuk e shantazhon PDK-në, PDK kësaj i thotë jo, shantazhet nuk shiten në PDK, ne më shumë preferojëm zgjedhje që të ruajmë dinjitein se sa të bëhemi pjesë e tetarit politik”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit