2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-bashkëpunëtori i Xhavit Halitit i reagon ashpër VV-së: Ju jeni fundërrina që kundërmoni

Rekomandime

Bashkëpunëtori i Xhavit Halitit, Arton Muhaxheri, ka reaguar përmes Facebook pas thirrjeve që po i bëhen deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, që të marrë pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

- Advertisement -

“Nuk po më besohet që vjen dita edhe t’i thurret vargje Xhavit Halitit nga njerëz të VV-së, madje disa edhe po i përgjërohen që të kthehet nga Pogradeci për ta votuar Vjosën për Presidente”, ka shkruar Muhaxheri, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se e mban mend kur ka hyrë në PDK para 6-viteve dhe ishte bërë bashkëpunëtor i Xhavit Halitit, që kishte pranuar fyerje, ofendime dhe linçime publike për të dhe familjen e tij.

“Ndërsa unë te freskëta i kam fyerjet, ofendimet, linçimet publike për mua dhe familjen time, vetëm pse u bëra pjesë e PDK-së 6 vite me parë dhe që u bëra po ashtu një nga bashkëpunëtoret e z.Haliti i cili në atë kohë për këta fundërrina ishte, kriminel, vrasës, hajn e çka jo tjetër, derisa une nga dita e parë edhe sot vazhdoj të jem krenar që kam mundësinë për të punuar me të”, ka shkruar Muhaxheri. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit