“UP se*siste”, “Sek*istat jashtë”, janë dy nga parullat që po i mbajnë në duar protestutesit të cilët po protestojnë para Rektoratit për shkarkimin e Ardian Kastratit – profesor universitar në Univeristetin e Prishtinës dhe deputet i PDK-së.
Protesta po përcillet me vëmendje të madhe nga mediat, ndërsa drejtuesit e saj akoma nuk janë prononcuar për media.
Ndërkohë, shkarkimi i Kastratit po kërkohet edhe me anë të dy peticioneve online. Tashmë të nënshkruara nga mijëra qytetarë.