Për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Kosovës në Paris do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Ambasada e Kosovës në Francë.
“Ambasada do të vazhdojë të ofrojë shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja. Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjentë të ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.