4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haliti thirrje Ramës për ndihmë: Vaksinoni edhe qytetarët e Kosovës, unë jam i gatshëm të marr çdo vaksinë që merrni ju

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një kërkesë publike në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

- Advertisement -

Haliti ka kërkuar nga Rama që të hapë disa qendra vaksinimi në Shqipëri edhe për qytetarët e Kosovës pasi sipas tij gjendja te ne është shumë e rëndë.

“Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Deputeti opozitar thotë se një veprim i tillë do të ishte i domosdoshëm në këtë kohë të vështirë, duke shtuar se ai do të ishte i gatshëm të vaksionohet me cilëndo vaksinë.

- Advertisement -

“Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

- Advertisement -

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, ka shkruar më tej halite në Facebook

https://www.facebook.com/xhavithalitii/posts/285358646297244

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit