2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për test PCR

Rekomandime

Qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në territorin e Shqipërisë.

- Advertisement -

E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët nga Shqipëria të cilët vijnë në Kosovë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Në bazë të reciprocitetit, lëvizja e qytetarëve do të jetë siç ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në të dyja këto shtete”, ka thënë Minxhozi.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Prej sot do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19 do të zgjasin deri më 18 prill.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit