Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për prapaskenat e bisdeimeve të Albin Kurtit me deputetët minoritarë Adem Hoxha dhe Fadil Gashi për sigurimin e votave të tyre për votimin e Vjosa Osmanit, presidente të Kosovës.
Ai ka thënë se pasi të shtunën dështoi sigurimi i votave për Vjosa Osmanin, të dielën ai ka takuar përfaqësues të komuniteteve. Por Sheholli thotë se kjo nuk iu kërkuar asnjëherë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se nuk ka qenë ‘sekser’, por i takon shoqërisë civile që të merret më këto cështje.
“Ka pasur njerëz që janë marrë me këtë cështhje, ka pasur nga ata që na quajnë sekser.
E vërteta është vetëm një. Instituti I ka katër zyra në tërë territorin e Kosovës dhe ne para se të futeshom në këtë cështjen për zgjedhjene presidentit pas asnjë takim me Vjosa Osmanin dhe Kurtit, dhe kemi pasur takime të ndryshme jo vetëm këta dy që i përmendët (Adem Hoxha e Fadil Gashi) por edhe deputetët e tjerë. Mirëpo kemi parë nga takimet që do të jetë shumë e vështirë që do të arrihet kulminacioni i nmumrave. Të shtunën nuk u arritën votat, aktivistët e instituit kanë biseduar me Inicaitivën Rome. Mua me ërdh mirë dhe mendova masi kjo cështje ka qenë kusht. Kanë qenë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.
Ai ka thënë se atë ditë deputeti goran, Adem Hoxha e ka pasur vazhdimisht telefonin e shkyqur.
“z. Hoxha atë ditë i ka shkyqur telefonat dhe besoj që kjo ka qenë ndikim i Listës Serbe sepse ata janë në mbikqyrje të tyre. Në asnjë moment nuk kemi pasur takim as me Kurtin as me Vjosën. Unë kam marrë telefonatë nga z.Milazim Gashi që të takohem ne një hotel në Prishtinë. Z,Gashi e ka shprehur bindjen e tij që të marrin në seancë. z.Gashi më ka thënë, se unë e di që ka lidhje të ngushta me listën Guxo. Unë jam angazhuar që të shohim ku janë këta njerëz dhe pse nuk po vijnë. Informacionet kanë qenë që Adem Hoxha ka marrë premtime nga Kurti por ato nuk janë vendosur në letër. Pasi kam marrë vesh që Hoxha do të vinte nëse rregullohet cështja e zëvndësministrit.
Sheholli ka theksuar se Kurti dhe Adem Hoxha janë takuar të dielën në ora 15:00.
“Unë e di që takimi ka qenë në ora tre atë ditë dhe cka ka pasur në takim mes hoixhës dhe kurtit është mirë t’I pyesni ata, por Hoxha ka marrë pjesë në seancë dhe ka voituar si Fadil Gashi. Unë nuk i them kësaj tregëti sepse ata janë deputetë që kanë ardhur në senacë dhe kanë votuar. Kur Kurti është marrë vesh me Adem Hoxhën atëherë ka pranuar edhe z. Gashi”, është shprehur ai.