2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vullin fyen ambasadorin gjerman duke shfrytëzuar rastin për t’i fyer edhe shqiptarët

Rekomandime

Ministri i brendshëm i Serbisë dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vullin, ka thënë se një deklaratë e tillë e Thomas Schieb “nuk i ka hije një ambasadori gjerman” dhe pretendoi se “bombardimi i Serbisë ishte një krim në vitin 1941 si dhe në vitin 1999”.

- Advertisement -

Vullin tha se “më 6 prill, ditën kur Gjermania vrau mijëra beogradas në Luftën e Dytë Botërore, Schieb do të duhej të vizitonte varrezat dhe të vendoste kurora, e jo të arsyetojë bombardimin e Serbisë të prillit të vitit 1999”.

“Një arrogancë e tillë i takon një komandantit gjerman të okupimit të Serbisë, por jo ambasadorit gjerman në Serbi”, ka shprehur Vullin edhe një herë mentalitetin e tij të kohës së Millosheviqit.

Vullin ka pretenduar se “copëtimi i Serbisë në vitin 1941 ishte një krim si edhe copëtimi i Serbisë në vitin 1999 dhe se në vitin 1999 RF e Jugosllavisë u sulmua për shkak të refuzimit të nënshkrimit në Rambuje të zhdukjes së saj” dhe për qëndrimin e saj ndaj, “pakicës shiptare”, siç ka ai zakon të përdorë fjalën fyese për shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit