0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Flet Rama për refuzimin e vaksinave nga Kosova: Zgjedhja e Kurtit nuk e gjykoj, mjafton që të mos shpifi

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ABC ka komentuar dhe refuzimin që qeveria e Kosovës ka bërë për dozat e vaksinave nga Shqipëria.

- Advertisement -

Rama është shprehur se është zgjidhje e tyre të pranojnë ose jo ndihmën tonë, por ne jemi të gatshëm dhe i kemi taksur dozat e vaksinave për arsimtarët në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem me kryeministrin Kurti dhe se nuk i intereson aspak se kush është personi drejtues mjafto që mos ketë situatë dhe të mos ndodhin shpifje siç ndodhi me një kryeministër më parë në Kosovë.

Gjithashtu ai sërish ka kritikuar BE për politikën e ndjekur nga Bashkimi evropian për fushatën e vaksinimit.

- Advertisement -

“Edhe ne në fazën e parë e kishim që do pranonim vetëm vaksinat që ishin të miratuara nga EMA. Ajo që ndodhi me BE më është dukur e palogjikshme e pajustifikueshme që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Evropës , se ne jemi lagje në mes të Evropës sepse dhe ata u duket sikur jemi diku mes Greqis, Kazakistanit ne jemi të rrethuar kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Evropën. Dhe ato pa marrë mundimin që të thonë se kjo është situata pasi ne e pamë se të gjithë shtete u bënë individual dhe u mbyllën brenda por dreqi e mori nga 10 mijë vaksina 60 mijë gjithsej për të vaksinuar mjekët dhe infermierët që populli të shikojnë në Televizion dhe të rrinë si peshku pa ujë. Ku morëm dozat e para nuk morëm shumë dhe thash se këto nuk janë zgjidhja e halli tonë por të paktën Kosovën, sepse nuk kishim për të thënë gjithë Ballkanit, unë do të doja që të bëja dhe Maqedonisë dhe malit të zi. Pfizer nuk pranon që të marrin vaksina dhe të dërgosh vendeve të tjera, kemi pas probleme me Pfizer dhe nuk i kemi treguar deri në fund se kush janë. Unë i pata thënë shumë herë qeverisë dhe homologëve në Kosovë por kur kreu i Federatës së Shëndetësisë tha në rregull dhe pyetëm sesa ishin ai na konfirmoi se janë 11 mijë.

Po Bashkimi Evropian e njeh Kosovën? Dreqi ta hajë merri këto vaksina dhe vaksinoni mjekët dhe mësuesit sepse jemi në mes të një lufte po rrini shikoni nga televizori si vaksinohen të tjerët. Po rrini si peshku pa ujë.

- Advertisement -

Por problem ishte që Pfizer nuk pranon që të marrim vaksinat dhe tja cojmë dikujt tjetër. Na thoshin do vijmë nesër pasnesër.

Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax.

Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit