Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës. Ai thotë se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani. “Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.