Çfarë ‘El Clasico’, Real Madridi mposht Barcelonën dhe bëhet lider i La Ligas

    0
    83

    Ekipi i Zinedine Zidanes fitoi 2 me 1 kundër ekipit katalunas,

    Dy gola skuadra madrilene i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Karim Benzema, me një gol të bukur në minutën e 13’të dhe pastaj në minutën e 28’të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë.

    Në pjesën e dytë skuadra e Koemanit ishte më e rrëzikshme, por arritën të shënonin vetëm një gol.

    Për ta ngushtuar rezultatin në 2 me 1, shënoi Mingueza.

    Kujtojmë që Real Madrid mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

    Me këtë fitore Real Madrid tani merr kreun e La Ligas me 66 pikë, aq sa ka Atletico Madrid (një ndeshje më pak).