10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Rekomandime

Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka quajtur njeri “bollshëm të lexueshëm”.

- Advertisement -

Tërnava ka thënë se qëndrimet politike të Albin Kurtit për të ardhmen e Kosovës janë të njëjta dhe të ditura prej vitesh.

I pari i myslimanëve të Kosovës ka pasur fjalë të mira edhe për Vjosa Osmanin pasi sipas tij në ish-partinë e saj Osmani ka thënë kontribut të madh.

“Unë e uroj presidenten për postin e ri dhe lus Zotin të çojnë para proceset. Inatet dhe zënkat t’i lënë anash. Kosova po pret ditë më të mira dhe këta nuk kanë kohë për zënka. Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha. Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

- Advertisement -

Tërnava thotë se personalisht ka pasur raporte shumë të mira me të gjitha qeveritë në Kosovë.

Ai thotë se e çmon shumë faktin se politika asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në fe dhe as feja në politikë”, deklaroi ndër të tjera Naim Tërnava./Telegrafi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit