Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se Adem Jashari, gjatë sulmit të vitit 1998 kur i është ofruar ta dhezë një cigare, ka thënë se e bën këtë në iftar.
Latifi përmes një postimi në Facebook i ka quajtur projekt u UDB-së, përpjekjet për ta fetarizuar figurën e Adem Jasharit.
“Përpjekjet me fetarizu figurën e Adem Jasharit, rënien dhe sakrificën e tij, janë thjesht dhe vetëm projekt i UDB-së”, ka shkruar Latifi.