Zyrtarja e LDK’së Melihate Tërmkolli, ka komentuar pjesëmarrjen e Albin Kurtit para zgjedhjeve në Shqipëri, dhe fushatën që ai po bën për kandidatët nga LVV, shkruan Gazeta Metro.
Tërmkolli, tha se kjo pjesëmarrje e Kurtit ngjan me atë të Vucic përmes Listës Serbe në Kosovë.
Ajo shtoi se në këtë mënyrë kryeministri Kurti po legjitimon shkeljen e sovranitetit nga Serbia.
Ka disa ditë që Kurti ka nisur fushatën e tij në Shqipëri, derisa Kosova vazhdon të përballet me probleme e sfida të mëdha nga pandemia, e masat që u vendosën nga Qeveria që nuk po gjejnë zbatim.