Shoferi i pakujdesshëm, i mbush rrugët e Prishtinës me beton

0
68

Një kamion i ndërtimtarisë teksa ishte duke ecur është parë duke i rënë betoni midis rrugëve të Prishtinës.

Në disa pamje të siguruar nga Reporteri.net shihet se si një kamion që shërben për përzierjen e betonit gjatë rrugës hedh beton.

Këto pamje janë në bërë në “Rrugën C” në Prishtinë. Ende nuk dihet se cilës kompani ky mjet i takon dhe se kjo hedhje e betonit në rrugë ka ndodhur me qëllim apo ka pasur ndonjë keqfunksionim të këtij mjeti.

Kujtojmë që inspeksioni në kuadër të Komunës së Prishtinës, pati dënuar kompani të ndryshme për veprime të tilla.