0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Harta e copëtuar e Kosovës”, Haradinaj kërkon reagimin e Albin Kurtit

Rekomandime

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar reagimin e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se në disa media të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë duke qarkulluar disa harta ku shihet Kosova pa komunat veriore.

- Advertisement -

Haradinaj në Facebook ka thënë se “kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndjellë ndjenjë të tm.errshme tek më kujtohen ditët e 2018/2019 kur Kosova e vogël Iuftonte “e përçarë për së brendshmi” për të mos u copëtuar”

“Përderisa kjo hartë mostruoze po riaktualizohet në secilin debat e medium në Ballkan, e në qarqe diplomatike përmes gjoja një “non-paper” që Sllovenia do t’i dorëzojë BE-së me fillimin e Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në qershor, është e pakuptimtë se si Prishtina zyrtare mund të qëndrojë tërësisht e heshtur përballë pretendimeve të tilla territoriale nga shteti fqinj e armlku i vjetër, Serbia. Harta të këtilla që qarkullojnë edhe jozyrtarisht, duhet të na alarmojnë të gjithëve, e veçanërisht Kryeministrin Kurti, të cilit edhe i takon t’a udhëheqë dialogun me Serbinë, se duhet t’a marrë ketë temë më seriozisht, dhe t’u japë përgjigje të prerë të gjitha këtyre kërcënimeve për sovranitetin, integritetin territorial, dhe paqen e stabilitetin në vendin tonë”.

“Me situatën ende të rëndë pandemike në botë, me vështirësinë e qasjes së barabartë në vaksina, me dobësimin ekonomik e financiar në mbarë botën, dhe me krizat e reja të sigurisë në Ukrainë, Afganistan, e Jemen që secilën ditë e më shumë po marrin vëmendjen e aleatëve tanë, Kosova NUK E KA KOMODITETIN të heshtë e të pretendojë se nuk i dëgjon e sheh këto diskutime që po rikthehen me shpejtësinë e dritës, ngjashëm si para 2 viteve. Nuk duhet të harrojmë që Kancelarja Merkel shumë shpejtë do përfundojë mandatin e saj, dhe Kosova do t’a ketë shumë të vështirë t’a gjejë një zë poaq të fuqishëm në Evropë, për të kundërshtuar e dështuar ide të tilla monstuoze që rrezikojnë sigurinë në Ballkan, rikthejnë tragjditë e së kaluarës në rajonin tonë, rrezikojnë zhbërjen e disa shteteve të dalura nga ish-Jugosllavia, duke hapur kutinë e Pandorës për ri-vizatimin e kufijve në të gjithë Ballkanin. Nga përvoja e para 2 viteve, kur Kosova u gjet përballë këtij rreziku fataI, reagimi i ashpër dhe i hershëm kundër kësaj ideje, ishte vendimtar në shuarjen e të gjitha shkëndijave që mëtonin të ndiznin zjarrin në Kosovë e rajon”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit