4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Xeni: Zotërinjtë nga politika i kanë futur 1000 deri 2000 veta në salla, e neve s’na lejojnë as 150 …!

Rekomandime

Këngëtari i njohur kosovar, Shkelzen Jetishin-Xeni, sikurse edhe kolegët e tij ka kohë që nuk kanë mundur të mbajnë ndonjë aktivitet muzikor, shkaku i pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Të indinjuar me masat e shtrënguara, këngëtarët si dhe pronarët e sallave të dasmave po kërkojnë që tu lejohet të mbajnë aktivitete në objektet e tyre.

E Xeni duke qenë që edhe vet është pronar i një salle të tillë, ka kritikuar politikanët të cilët gjatë fushatës zgjedhore mbushnin plotë sallat, ndërsa atyre nuk po ju lejojnë të punojnë.

“Zotërinj nga partitë politike që përfaqësojnë popullin i kanë future deri në 100 e 2000 mijë vetë e neve nuk ka lejojnë jo 500 po 200 ose 150 vetë.

- Advertisement -

Unë jam pjesë e juaja edhe në pjesën e sallës së dasmave, i përkas një subjekti i cili është pa asnjë të ardhur që 500 ditë. I mbështes ato kërkesa që i keni vendos ju, tek personat që ju i përmendet”, ka thënë Xeni.

Ai ka shtuar tutje se nuk duhet të punohet me standarde të dyfishta.

- Advertisement -

“Unë mendoj që duhet të punohet me një standard e jo me dy standard. Jemi dëshmitar që në këtë sallë i zënë mesatarisht 500 persona. Ndërsa ata i mbushnin salla me nga 2 mijë persona. Shumë e padrejtë”, ka thënë ndër të tjera Xeni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit