Nesër moti me shi dhe borë në Kosovë

0
114

Edhe gjatë ditës së nesërme në vendin tonë pritet të mbajë mot me shi ndërsa në viset malore parashikohet të ketë reshje bore, raporton Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Moti nesër, 18.04.2021

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.